BERLIN- Presidenti amerikan Barack Obama e nisi fjalimin e tij para 6 mijë të ftuarve specialë në Brandenburg Gate, Berlini Perëndimor duke folur në lidhje me historinë e dy vendeve. Obama tha se “asnjë mur nuk mund të qëndrojë kundër dëshirave të zjarrta për paqe dhe liri".
Shefi i Shtëpisë së Bardhë gjatë fjalës së tij ka vlerësuar edhe figurën e kancelares gjermane Angela Merkel, duke thënë se “nga një vajzë nga Lindja, sot ajo është liderja e Gjermanisë. Bashkë me të duam të punojmë për rritje ekonomike dhe punësim, nuk do të lëmë pas një gjeneratë të humbur”, është shprehur Obama.
Ndërsa Merkel nga ana e saj është shprehur se: “Është meritë edhe e Shteteve të Bashkuara që sot Porta e Brandenburgut është një vend uniteti dhe jo ndarjeje duke e uruar Obamën “Mirsëerdhe në Berlin, simboli i lirisë sonë”.
Siç pritej, Obama në këtë fjalim historik sugjeroi që SHBA dhe Rusia të ndërpresin mbushjet bërthamore strategjike me një të tretën dhe të reduktojnë arsenalet bërthamore taktike në Europë. Ai tha se “ka në plan të vazhdojë akoma më tej përmirësimin e negociatave nukleare me Moskën pas Luftës së Ftohtë”.
Më pas Obama në fjalën e tij në Portën e Brandeburg-ut, që është simboli i ndarjes dhe bashkimit të dy Gjermanive gjatë Luftës së Ftohtë , vuri theksin edhe tek papunësia duke thënë se “pa punë nuk kemi mirëqenie”.
Gjithashtu Obama foli për promovimin e demokracisë dhe fundin e konflikteve, sikundër edhe për ndryshimet klimaterike.
I pranishëm ishte edhe kryebashkiaku i Berlinit i cili u shpreh se Berlini është qyteti ku rreh zemra e miqësisë mes SHBA-s dhe Gjermanisë.
Fjalimi historik i Obamës para studentëve dhe zyrtarëve qeveritarë në Brandenburg Gate vjen pothuajse 50 vjet pas fjalimit aq të famshëm të John F. Kennedy.
Fjalimi i tij njihet si “Ich Bin Ein Berliner" - “Unë jam nga Berlini”, në qershor të 1963, ku theksoi dallimet mes shoqërive të lira perëndimore dhe atyre të dëmtuara nga komunizmi.
Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com