Një oficer policie në Berlin ka qëlluar me armë zjarri në këmbë një person të dyshuar. Ngjarja ka ndodhur në Katedralen e Berlinit këtë të dielë pasdite, ku edhe është dëgjuar e shtëna e armës.
Policia e armatosur ka rrethuar Katedralen e Berlinit. Në mediet gjermane raportohet se incidenti nuk besohet të jetë i lidhur me terrorizmin, por rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Komento