Gjermani,përplasja e trenave gabim
njerëzor, në analizë 2 kutitë e zeza

Gjermani,përplasja e trenave gabim<br />njerëzor, në analizë 2 kutitë e zeza
Përplasja ballore e dy trenave me pasagjerë në Landin e Bavarisë, në Gjermani që shkaktoi vdekjen e 10 personave dhe plagosjen e mbi 80 të tjerëve, u shkaktua nga një gabim njerëzor.

Mediat gjermane raportojnë se burime nga organet hetimore konfirmojnë lajmin pa dhënë hollësi mbi shkakun. Aksidenti ndodhi në orën 07:00 të mëngjesit të ditës së djeshme me orën lokale, 60 km në juglindje të Mynihut. 

Janë siguruar 2 nga 3 kutitë e zeza që do të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes. Kancelarja gjermane Angela Merkel u shprehu ngushëllimet familjarëve të viktimave dhe tha se ndjehet e tronditur dhe e pikëlluar nga kjo tragjedi.
 
Ministri gjerman i Transportit Aleksander Dobrind që vizitoi vendin e aksidentit, tha se të dy trenat ishin me një shpejtësi të lartë, rreth 100 km në orë dhe aksidenti ndodhi në një kthesë.
 
Kështu asnjëri prej makinistëve nuk kishte mundësi të qartë shikimi dhe asnjëri prej tyre nuk ka përdorur frenat. Në vendngjarje mbërritën 12 ambulanca dhe tetë helikopterë.
 
Mes të plagosurve janë edhe disa policë.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën