Gjermania premton armë për Ukrainën, Scholz: Putin nuk duhet të fitojë në këtë luftë

Gjermania premton armë për Ukrainën, Scholz: Putin nuk duhet të fitojë në këtë luftë

Gjermania ka premtuar se do të dërgojë një sistem modern antiajror në Ukrainë për ta ndihmuar në përballen e saj më Rusinë.

“Putin nuk duhet të fitojë dhe nuk do ta fitojë këtë luftë”. Kështu u shpreh kancelari gjerman Scholz, gjatë një fjalimi në Bundestag, ku dënoi brutalitetin e ushtrisë ruse në Ukrainë.

Kancelari gjerman thotë se Putin nuk duhet të arrijë objektivat e tij. 

"Është thelbësore që Ukraina të mbrohet dhe të ketë mundësi që ta bëjë këtë gjë. Putini nuk duhet të arrijë objektivat e tij. Këtë imperializëm në Evropë nuk do ta pranojmë asnjëherë”, përfundoi Scholz.


Lajmi kryesor:

Shtyhen sanksionet e reja të BE-së! Lavrov: Dërgimi i raketave është provokim i drejtpërdrejtë! Turqia do të organizojë çminimin e porteve të Ukrainës


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Polonia: Dy miliardë euro për të forcuar kufirin me Ukrainën

Polonia: Dy miliardë euro për të forcuar kufirin me Ukrainën