Gjermani, presidenti jep
dorëheqjen, për skandalin me kredinë

Gjermani, presidenti  jep <br />dorëheqjen, për skandalin me kredinë
BERLIN- Presidenti gjerman Christian Wulff, i gjendur nën trysni, dha sot dorëheqjen. Prokuroria e Hanoverit pati kërkuar dje heqjen e imunitetit të presidentit, në mënyrë që të bëheshin të mundura hetimet.

Prokuroria deklaroi, se kundër Wulffit dhe sipërmarrësit financiar David Groenewold ekzistonin dyshime fillestare për përfitime prej detyrës ose për dhënie përfitimesh të tjerëve. 51 vjeçari Wulff ishte presidenti më i ri në këtë post. Ai detyrohet të largohet nga detyra në kështjellën Bellevue pas vetëm 19 muajsh, koha më e shkurtër në post për një president në historinë e Republikës Federale Gjermane.

Christian Wulff ishte përfshirë në një skandal kredie shtëpie, i cili e ka zanafillën në kohën kur Wulff pati qenë kryeministër i landit të Saksonisë së Ulët. Kryeministri pati pranuar fillimisht një kredi prej bashkëshortes së një sipërmarrësi dhe më pas e kishte shlyer atë duke siguruar një kredi të të njëjtave përmasa nga një bankë gjermane, por me kushte më të favorshme sesa ato për klientët e zakonshëm. Për t'u marrë me krizën e krijuar kancelarja Merkel anuloi sot një vizitë në Itali. Kryetarja e Partisë Demokristiane Merkel tha sot në Berlin, se ajo do një kandidat të përbashkët të koalicionit dhe të opozitës si pasardhës të Christian Wulffit.
(DW/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin