Prokuroria në Hamburg të Gjermanisë është duke shqyrtuar mundësinë e ngritjes së padisë ndaj menaxherëve të Facebook-ut. Rrjeti fajësohet për nxitje të urrejtjes. Pas një kallëzimi më 5 tetor kanë nisur edhe hetimet, thotë një zëdhënëse e prokurorisë gjermane. 

Revista Spiegel shkruan se një avokat nga Ëürzburgu ka bërë një kallëzim ku kërkohet përgjegjësia e tre përfaqësuesve të lartë të Facebook-ut në Gjermani dhe jashtë vendit.

Ata akuzohen, se nuk i kanë nuk bërë asgjë për mesazhet e urrejtjes. Shefi i Facebook-ut Mark Zuckerberg i ka premtuar muajin e kaluar kancelares Angela Merkel, se do të kujdeset për parullat e urrejtjes. 

Por sipas autoriteteve gjermane fotografitë nudo bllokohen menjëherë nga Facebook, ndërsa thirrjet raciste dhe armiqësore ndaj të huajve jo.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)