Gjermani - Në Frankfurt tensionet janë rritur ndjeshëm mes forcave të policisë dhe protestuesve anti-kapitalistë kundër politikave financiare të Bankës Qendrore Evropiane.
Më herët një turmë protestuesish, rreth 3 mijë persona marshuan në qendër të qytetit dhe u ndaluan me forcë nga policia. Protestuesit e frymëzuar nga demonstratat në Amerikë "Pushtoni Wall Street-n ” , manifestimet e tyre i kanë quajtur “Bllokoni Evropën”.
Ata protestojnë se qeveritë e BE-së kanë shkurtuar shpenzimet dhe kanë rritur taksat duke shkatuar një recesion që është përhapur pothuajse në të gjithë zonën e Euros.
Gjermania e cila është vendi me ekonominë më të fuqishme të Evropës aktualisht ekonomia e saj ka qenë relativisht elastike për krizën, ku një pjesë e mirë e fondeve të ndihmave të krijuara në Bashkimin Evropian, përballohet prej Gjermanisë.
Ndërkohë më shumë demonstrata priten të zhvillohen më vonë gjatë ditës së premte në selinë e Deutsche Bank dhe në aeroportin e Frankfurtit.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com