Një grevë 24-orëshe në shtatë aeroporte gjermane, përfshirë Frankfurt dhe Mynih, preku 300,000 pasagjerë, pasi punëtorët e sindikatave duan paga më të larta dhe kërcënuan me "kaos" nëse kërkesat nuk u plotësuan. Greva përkoi me fillimin e Konferencës së Sigurisë së Mynihut , ku marrin pjesë më shumë se 40 krerë shtetesh dhe 60 ministra. Në mengjes ministri i jashtëm i Rumanisë, në pamundësi për të hipur në një fluturim të anuluar, udhëtoi nga Austria për në Mynih për më shumë se 4 orë me makinë.
Kjo është greva më e fundit, pas atyre që kanë goditur ekonomitë e mëdha evropiane, duke përfshirë Francën, Britaninë dhe Spanjën, pasi çmimet e larta të ushqimit dhe energjisë rrëzuan të ardhurat dhe standardet e jetesës pas pandemisë dhe luftës në Ukrainë. Rreth 2,340 fluturime u anulluan në aeroportet e Bremenit, Dortmundit, Frankfurtit, Hamburgut, Hanoverit, Mynihut dhe Shtutgartit, sipas shoqatës së aeroporteve ADV.
“Kur shikojmë terminalet e aeroportit, na kujton më shumë ditët më të këqija të koronavirusit”, tha Ralph Beisel i shoqatës së aeroporteve. Sindikata ka bërë presion për një rritje të pagave me 10.5%, ose të paktën 500 euro në muaj.
"Nëse asgjë nuk bëhet për pagën tani, ne të gjithë do të jemi në një verë tjetër kaotike," tha nënkryetarja e sindikatës Verdi, Christine Behle. "Ka të bëjë me dërgimin e një sinjali vërtet të fortë."
Ndër linjat ajrore të prekura, Lufthansa tha se ishte detyruar të anulojë më shumë se 1,300 fluturime dhe të pezullojë operacionet në aeroportet qendrore të Frankfurtit dhe Mynihut të premten. Nuk ka një vlerësim të kostos së grevës, por në raste të mëparshme një paralizim I tillë kushton 10-15 milionë euro në ditë.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4413
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministrja e Jashtme gjermane Baerbock zhvillon bisedën e parë telefonike me homologun Rubio: Duam të punojmë ngushtë me administratën e re amerikane
28 Janar, 07:31
-
Aushvic/ 80 vjet pas çlirimit, alarmi i të mbijetuarve: Mund të ndodhë përsëri
27 Janar, 22:51
-
‘Kontrolle të përhershme dhe dëbime në kufi’, CDU/CSU: Ata që s’kanë dokumente të vlefshme nuk do të lejohen të hyjnë në Gjermani
27 Janar, 13:47
-
Thoma Gëllçi: 80 Vjet pas Auschwitz-it: Elon Musk dhe shprehja "Këpucar, Rri tek Këpuca!
27 Janar, 09:09
-
27 Janari/ Të mbijetuarit e Aushvicit kthehen në kamp për 80-vjetorin e çlirimit! Udhëheqësit evropianë shqetësim për rritjen e partive të ekstremit të djathtë
27 Janar, 08:46
-
27 Janar, Dita Ndërkombëtare Përkujtimore e Holokaustit
27 Janar, 08:40
-
Gjermani/ Fushata zgjedhore e AfD-së shoqërohet me protesta
26 Janar, 21:37
-
Gjermani, Elon Musk, fushatë për AfD-në! Në lidhje video në tubimin e ekstremit të djathtë: Mendoj se mund të vendosë gjithë fatin e Europës ose botës
26 Janar, 16:09
-
Këshilltare e Migracionit në Manheim, flet për Report Tv, Julia Aliçka: Populli këtu në Gjermani është shumëngjyrësh, por forcat e djathta po marrin fuqi
24 Janar, 14:34
-
Gjermani/ Sulm me thikë në një park në Bavari, vriten 2 persona, mes tyre një fëmijë 2-vjeçar, disa të plagosur! Arrestohet autori
22 Janar, 13:55
-
Çfarë po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?
22 Janar, 08:55
-
Politikani gjerman i surprizon të gjithë, taktikë për të marrë votat e shqiptarëve: Kam vendosur të mësoj shqip! BILD: S'ka ndodhur kurrë më parë
21 Janar, 23:01