Edi Rama ka takuar sot edhe zëvendëspresidentin e Bundestagut gjerman, Johannes Singhammer, në vazhdimësi të vizitës së tij në Gjermani. Rama e ka konsideruar  Singhammer mik të Shqipërisë.

Me zv.Presidentin e Bundestagut gjerman Singhammer mik i Shqipërisë dhe mbështetës i madh i reformave tona”, shkruan Rama në Twitter.

Rama është takuar gjithashtu me kreun e qeverisë së Landit të Baden Wurtemberg, Winfried Kretschmann, si dhe ka zhvilluar një vizitë në muzeun e Mercedes-Benzit.

rama
rama

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)