Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan në ditën e fundit të vizitës së tij në Gjermani, ka qëndruar në Këln për të inauguruar zyrtarisht xhaminë qendrore të Këlnit.

Gjatë fjalimit të mbajtur, presidenti turk ka ngritur shqetësimin për rritjen e radikalizmit të djathtë në Gjermani.

Mirëpo vizita e tij në Këln u shoqërua me protesta kundër tij. Gjithashtu në të dyja demonstratat që u organizuan në Këln kundër presidentit Erdogan, priten mijëra protestues.

Pjesëmarrësit që protestonin mbanin pankarta ku shkruhej “Ndalni diktaturën Erdogan”, ose “Erdogan shko në shtëpi.” Por në rrugët e Këlnit kanë dalë edhe përkrahës të presidentit Erdogan.