Gjermani, rriten shitjet e librit
të Hitlerit, 85 mijë kopje në 2016

Gjermani, rriten shitjet e librit<br />të Hitlerit, 85 mijë kopje në 2016
Rriten në mënyrë të ndjeshme shitjet e librit të Adolf Hitler “Mein Kampf” (Lufta ime) në Gjermani. Botuesi i një varianti special me shënime të librit të famshëm thotë se 85 mijë kopje janë shitur vetëm gjatë vitit të kaluar.
 
Bëhet fjalë për manifestin nazist anti-semitik që në këtë ribotim përmban dhe shënime kritike nga studiuesit gjermanë. Botuesi i këtij libri, Andreas Wirsching i cili është drejtori i Institutit të Historisë Bashkëkohore në Mynih, thotë se shifrat janë vërtet mbresëlënëse.
 
Ndaj dhe instituti ka vendosur që të bëjë ribotimin e gjashtë në fund të janarit. Ndryshe nga botimet e periudhës naziste, ky botim i “Mein Kampf” ka një kopertinë të bardhë pa fotografinë e Hitlerit.
 
Svastika dhe simbole të tjera naziste janë të ndaluara me ligj në Gjermani. Vendimi për të ribotuar librin famëkeq është kritikuar shumë nga grupet e hebrenjve. “Mein Kampf” (Lufta Ime) u botua për herë të parë në vitin 1925, 8 vite përpara se Hitleri të vinte në pushtet. Libri përmban idetë raciste që nazistë vunë në jetë më vonë përfshirë edhe denigrimin dhe shtypjen e hebrenjve dhe sllavëve.

	hitleri

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf