BERLIN - Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble shprehu sot irritimin e tij ndaj homologut grek, i cili hodhi idenë për një fshirje të pjesshme të borxhit grek, ndërkohë që Bundestagu do të miratonte masivisht nesër një zgjatje të ndihmave për vendin.
Schauble do të takonte sot deputetët e kampit konservator për t'iu kërkuar miratimin e zgjatjes për katër muaj të programit të ndihmës për Greqinë, deri më 30 qershor 2015, ashtu si vendosën kreditorët evropianë të Athinës.
Sipas pjesëmarrësve, ministri, ndjekës i një linje të ashpër me Greqinë, shprehu gjithashtu habinë e tij pas propozimeve të Janis Varoufaqis, i cili përmendi një skenar të ri për një fshirje të pjesshme të borxhit kolosal grek (175 për qind e PBB-së).
"Nuk ka më front të bashkuar kundër Greqisë në lidhje me diskutimet për borxhin", theksoi sot për radion publike Varoufaqis duke kërkuar të fillojnë menjëherë diskutimet për një fshirje të pjesshme të borxhit/ATSH/