BERLIN, 18 shkurt /ATSH-AFP/ - Çdo zgjatje e ndihmës ndërkombëtare për Greqinë përtej 28 shkurtit është e pandashme me realizimin nga Athina të reformave të parashikuara në këtë program ndihme të ndërmarrë, theksoi sot ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble.
"Nuk është e pranueshme dhe nuk do të pranojmë një zgjatje të ndihmës pa zbatimin e reformave të duhura, të dyja janë të pandashme", deklaroi Martin Jager, zëdhënësi i Wolfgang Schaubles.
"Vendet e zonës euro vendosën të hënën pesë kushte për një vazhdim të mbështetjes së tyre financiare për Athinën dhe nuk ka kthim prapa", theksoi ai.
Mes tyre bëjnë pjesë premtimi për të mos anashkaluar refomat tashmë të ndërmarra, për të mos ndërmarrë reforma të reja që do të peshonin në financat publike greke, apo një angazhim nga Athina për të rimbursuar të gjithë kreditorët./
/ec/







