Policia gjermane ka kryer ditën e djeshme një operacion kundër një krupi të ekstremit të djathë që planifikonte sulme kundër forcave policore, hebrenjve dhe azilkërkuesve.
Rreth 200 policë janë përfshirë në këtë operacion në katër shtete federale të Gjermanisë, ku kanë bastisur dhjetëra shtëpi.
Ende nuk janë bërë publike informacione nëse ka persona të arrestuar ose detaje të tjera nga operacioni policor, por sipas mediave gjermane operacioni është kryer kundër grupit që quhet “Reichsbuerger” apo “Qytetarët e Rajhut”.
Ky grup nuk e njeh shtetin e sotëm Gjerman, pasi pretendon se “Rajhu Gjerman”, me më shumë territore është ende gjallë.
Operacioni i policisë është kryer në Berlin, Baden-Wuerttemerg, Brandenburg, Saksoni të Ulët, Rhineland-Palatinate dhe Sachsen-Anhalt.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com