Re të mëdha tymi, 1 viktimë,   katër të plagosur rëndë dhe dymbëdhjetë të plagosur të lehtë është bilanci i tanishëm i një shpërthimi të rëndë në një park industrial, i cili strehon disa kompani kimike të Currenta.  Ndërkohë që katër punonjës vazhdojnë të jenë të zhdukur.

Daily Koelner Stadt-Anzeiger raportoi se shpërthimi ndodhi në një fabrikë të djegies së plehrave në parkun kimik.

Zyra Federale e Gjermane për Mbrojtjen Civile dhe Ndihmën në rast të Katastrofave e klasifikoi shpërthimin si "një kërcënim ekstrem" dhe u kërkoi banorëve të qëndrojnë brenda, të mbajnë dritaret dhe dyert të mbyllura për të shmangur helmimin nga tymi.Tym i zi dhe helmues del nga impianti të djegies së mbeturinave, ku, ndër të tjera, mbetjet e rrezikshme dhe substancat toksike ruhen dhe asgjësohen.

Ata gjithashtu mbyllën disa autostrada kryesore afër. Autostradat e mbyllura pas reve të helmit, A1, A3 dhe A59 dhe zjarrfikësit kanë hapur korsi emergjence. Ndërkohë që ende mbetet mister shkaku i shpërthimit, në zonë janë dërguar  një numër i madh i policëve, zjarrfikësve, helikopterëve dhe ambulancave

Sipas BILD, zjarri kërcënon të përhapet në ndërtesën prapa në të cilën ndodhen lëndë të rrezikshme. Nën stacionin e transferimit ndodhen 100,000 litra lëng hekuri të ndezshëm.

Sipas "Kölner Stadtanzeiger", ka paralajmërime për një shpërthim të dytë për shkak të rrezikut të fermës së tankeve.

Leverkusen është shtëpia e Bayer, një nga kompanitë më të mëdha kimike të Gjermanisë. Ka rreth 163,000 banorë dhe kufizohet me Këln, i cili është qyteti i katërt më i madh dhe ka rreth 1 milion banorë.