GJERMANI – Shefi gjerman i diplomacisë Frank Walter Steinmeier shprehu sot se ka mundësi për një armëpushim të ri në Ukrainë duke e parë këtë element si një kusht të nevojshëm për zgjidhjen e konfliktit mes Kievit dhe separatistëve prorusë.

"Ne nuk mund të imagjinojmë negociata për një zgjidhje të krizës përveç se mbi bazën e një armëpushimi afatgjatë", deklaroi Steinmeier në një komunikatë të publikuar para një mbledhjeje në Berlin me homologët e tij francez, rus dhe ukrainas.

"Situata në lindje të Ukrainës është shumë e rrezikshme. Luftimet në terren janë shtuar shumë në intensitet pas mosrinovimit të armëpushimit nga autoritetet ukrainase", vlerësoi Steinmeier.

"Në çdo moment mund të kemi një shpërthim të dhunës që del jashtë çdo kontrolli politik apo ushtarak", theksoi ai./ATSH?

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)