Kreu i diplomacisë gjermane, Frank-Walter Steinmeier
BERLIN, 25 qershor /ATSH-ANSA/ - Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Frank Walter Steinmeier, bisedoi në telefon me homologun e tij rus, Serguei Lavrov duke i kërkuar që Mpska të kryejë presion mbi separatistët pë një ulje të dhunës në lindje të vendit, sipas një zëdhënësi në një konferencë për shtyp.
"Nuk mjaftojnë vetëm fjalët, por duhen fakte", shtoi zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert.
Ushtria ukrainase denoncoi sot shkelje masive të armëpushimit të përkohshëm, dekretuar nga Kievi dhe pranuar nga një shef i rebelëve separatistë prorusë që prej së hënës në lindje të vendit.
Rreth 44 raste të sulmeve të rebelëve separatistë prorusë duke shkelur armëpushimin janë regjistruar gjatë tre ditëve të fundit nga forcat e operacioneve ushtarake ukrianase'', theksoi zëdhënësi, Vladislav Selezniov, në faqen e tij facebook.
Kievi dekretoi për trupat e tij një armëpushim deri të premten dhe një shef i rebelëve njoftoi dje se do të respektonin një armëpushim të përkohshëm dhe do të nisin negociatat me presidentin, Petro Porochenko./
/G.S/