Gjermani, Steinmeier: Me fitoren e
Trump, bota e vjetër ka marrë fund

Gjermani, Steinmeier: Me fitoren e<br />Trump, bota e vjetër ka marrë fund
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, është shprehur se fitorja e Donald Trump në SHBA, shënon fillimin e një epoke të re dhe se Berlinit shumë shpejt do t’i duhet të marri masa për të siguruar një bashkëpunim të besueshëm dhe të ngushtë Trans-Atlantik.

“Me fitoren e Donald Trumpit, bota e vjetër e shekullit të 20-të përfundimisht ka marrë fund, dhe se akoma nuk është përcaktuar se si do të duket e nesërmja”,  shkruan ai në një opinion të publikuar në gazetën gjermane Bild.

Steinmeier, është shprehur se çdo ndryshim i fuqive do të sillte shumë pikëpyetje, paqartësi e dyshime dhe aktualisht, në një kohë çrregullimesh globale janë shumë gjëra të cilat janë vënë në lojë.

Në përfundim ministri i Jashtëm gjerman është shprehur se është i sigurt se Gjermania në Washington do të gjej një bashkëbisedues, pasi edhe vendet e mëdha kanë nevojë për bashkëpunëtorë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

SHBA rrit praninë e avionëve ushtarakë në Lindjen e Mesme

SHBA rrit praninë e avionëve ushtarakë në Lindjen e Mesme