Gjermani,Steinmeier zgjidhet
president, kritikues ndaj Trump 

Gjermani,Steinmeier zgjidhet<br />president, kritikues ndaj Trump 
Ish-ministri i Jashtëm, Frank-Ëalter Steinmeier është presidenti i ri i Gjermanisë. Asambleja e Përgjithshme ka votuar në shumicë absolute, me 931 vota pro.

Kreu i ri i shtetit do të pasojë Joachim Gauck, 77-vjeçarin, i cili për shkak të moshës nuk ka kërkuar një mandat të dytë 5-vjeçar.

Presidenti  në Gjermani zgjidhet nga një asamble speciale prej 630 ligjvënësish në dhomën e ulët të Parlamentit, nga 1260 anëtarë që ka e gjithë Asambleja, dhe një numër i barabartë përfaqësuesish nga të 16 shtetet e Gjermanisë.

Presidenti gjerman ka shumë pak fuqi ekzekutive, por konsiderohet sërish një autoritet i rëndësishëm moral.

Steinmeier, një socialdemokrat, ka qenë prej kohësh një prej politikanëve më popullorë në Gjermani.

Nën drejtimin e Merkel ai ka shërbyer dy herë si ministër i Jashtëm, në 2005-2009 dhe 2013-2017.

61-vjeçari Steinmeier ka kritikuar ashpër Donald Trumpin gjatë fushatës zgjedhore në SHBA.

Këtë vit Gjermania do të votojë edhe për kancelarin e ri të shtetit ku Merkel sërish kandidon, por gara duket të jetë e fortë. Pikërisht zgjedhja e Steimeier është parë nga social demokratët si një shpresë për të mundur Merkel në zgjedhjet e shtatorit.


Redaksia Online
(B.K/e.m/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe familjarëve të tij, Kulluri për deklaratën e Ivi Kasos: PD ka hyrë në një cikël idiotësie dhe imoraliteti

Akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe familjarëve të tij, Kulluri për deklaratën e Ivi Kasos: PD ka hyrë në një cikël idiotësie dhe imoraliteti