Gjermani, tentoi të përdhunonte 58
vjeçaren, pranga azilkërkuesit shqipta

Një 22-vjeçar shqiptar, azilkërkues në Gjermani, është prangosur pasi tentoi të përdhunonte një 58-vjeçare në një park në Siratal. Sipas mediave lokale, gruaja po shëtiste në park, kur shqiptari iu afrua dhe e sulmoi seksualisht. Pasi u afruan disa kalimtarë, shqiptari ia mbathi. Sipas policisë gjermane, ai u arrestua 45 minuta më vonë. Mësohet se i riu e mbante me forcë 58-vjeçaren, teksa e prekte në vendet intime. Gruaja është plagosur lehtë dhe mori trajtim mjekësor. Ndërkohë, natën e ndërrimit të vitëve, raportohet se 32 të huaj sulmuan seksualisht disa femra gjermane në qytetin e Këlnit.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0