Gjermani, tentoi të shpërthente
në koncert, vetëvritet kamikazi

Gjermani, tentoi të shpërthente<br />në koncert, vetëvritet kamikazi
Mbrëmjen e djeshme 1 person u hodh ne erë duke plagosur 12 të tjerë në qytetin jugor të Ansbachut ku po organizohej një koncert.

Më shumë se 2500 njerëz të pranishëm u evakuan nga zona pasi koncerti ishte dhe objektivi i kamikazit. Autoritetet bëjnë me dije se autori është një 27 vjecar refugjat sirian të cilit i ishte mohuar kërkesa për azil dhe duhej të transferohej në Bullgari.

Sipas mediave gjermane emri i kamikazit është Mohammed Delel dhe ai kishte probleme psikologjike, madje disa here kish perfunduar ne polici per shkak te perdorimit te droges. Ministri i brendshëm Hoakim Herrman u shpreh se i riu kishte për qëllim të sulmonte pranë koncertit por fatmirësisht ai u ndalua të futej në festival sepse nuk kish biletë. Mesa duket ky refuzim e ka cuar 27 vjecarin të aktivizojë pajisjen për tu vetëvrarë.

Ministri e cilësoi sulmin një veprim terrorist. “Objektivi i tij për të vrarë më shumë persona flet për një matrice islamike edhe pse për momentin nuk ka të dhëna konkrete” shtoi Herrman duke kërkuar më shumë kontrolle ndaj atyre që kanë shkuar të jetojnë në Gjermani.

Këtë mëngjes policia ka ngritur një komision special me më shumë se 30 hetues për të mbyllur hetimet sa i përket këtij sulmi dhe u ka kërkuar qytetarëve prezent në koncert që të dërgojnë foto apo filmime që mund ti ndihmojnë ne zbardhjen e ngjarjes.

Mesa duket Gjermania nuk po arrin të zgjohet nga makthi të premtes në Mynih i ndjekur dhe nga sulmi i të dielës ku një burrë vrau me hanxhar një grua shtatzënë.



  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë