Për shumë njerëz mbajtja e dy gotave birre tradicionale 1 litërshe gjermane mund të konsiderohet si një sfidë, por ky Gjerman provoi se sfida mund të shkojë shumë më tej.
Oliver Struempfel punon prej 17 vitesh në festivalin tradicional Gillemoos në qytetin Abensberg të Bavarisë dhe arriti të thyejë një rekord botëror duke mbajtur njëkohësisht 27 gota birre të mbushura plot. Ai tregon se vitet e eksperiencës si kamarier në këtë event e kanë ndihmuar shumë të praktikohet dhe stërvitet për të arritur të ngrejë plot 60 kilogram peshë njëherësh.
Përveç kësaj ai shton se gjatë dimrit i duhet të shkojë në palestër pasi në atë kohë nuk ka shumë birra për t’u servirur. Për më tepër ai i paraprin çdo incidenti pasi një fizik jo i përgatitur mund të bëjë që të gjitha birrat të bien dhe të thyhen në një çast.
Në garën e këtij viti Struempfel kishte vetëm një konkurrent dhe ju desh të mbante të gjitha gotat e birrës për një distancë prej 40 metrash, me secilën prej tyre më një peshë prej 2,3 kilogramësh.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com