GJERMANI - Një incident i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, Gjermani, ku një makinë BMW e errët hyrë në mes të turmës. Mediat gjermane bëjnë të ditur se deri tani kemi 2 të vdekur, 1 i rritur dhe një fëmijë dhe 68 të plagosur.
Sipas dëshmitarëve okularë, ngjarja nisi në orën 19:04. Drejtuesi i automjetit është arrestuar nga autoritetet, ndërsa policia ka rrethuar zonën dhe po kryen kontrolle për eksploziv të mundshëm.
Sipas medias tjetër gjermane Die Welt, autori i sulmit është nga Arabia Saudite, rreth 50 vjeç me profesion mjekë. Nga sa kuptohet deri tani ai ka marrë me qira automjetin për ta përdorur për sulmin.
Ndëkohë ministria e Jashtme e Shqipërisë bën me dije nga raportimet e deritanishme nuk bëhet fjalë për shtetas shqiptarë të lënduar.
Në përgjigje të incidentit, qyteti i Halle, rreth 80 kilometra larg, ka rritur masat e sigurisë në tregjet e tij të Krishtlindjeve dhe spitalet lokale po përgatiten për të pritur të plagosurit. Tobias Teschner, kreu i departamentit të sigurisë në Halle, ka konfirmuar gatishmërinë për të menaxhuar situatën.
Ky sulm ka tronditur qytetarët dhe ka ngritur shqetësime për sigurinë në tregjet e Krishtlindjeve në Gjermani. Autoritetet vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të siguruar që tregjet të mbeten të sigurta për qytetarët.
Edi Rama ka reaguar në X lidhur me sulmin në Magdeburg të Gjermanisë, ku një makinë hyri në turmën në Tregun e Krishtlindjeve duke lënë pas disa të vdekur e dhjetëra të plagosur. Rama shkruan se është i tmerruar nga sulmi që mori jetë të pafajshme.
'Vërtet i tmerruar nga sulmi terrorist në Magdeburg, duke marrë jetë të pafajshme dhe duke plagosur shumë gjatë festimeve të Tregut të Krishtlindjeve. Shqipëria dënon ashpër këtë akt barbar dhe solidarizohet me Gjermaninë në këtë moment të dhimbshëm. Së bashku, ne mbetemi të bashkuar kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.'
Ministri Igli Hasani ka reaguar në platformën X lidhur me ngjarjen e rëndë në Magdeburg të Gjermanisë, ku një makinë hyri në Tregun e Krishtlindjeve duke lënë pas disa të vdekur e mbi 60 të plagosur. Hasani shpreh tronditjen e tij për këtë lajm në një kohë festive.
'Thellësisht të tronditur nga lajmi për sulmin mizor në Magdeburg, i cili ka lënë dhjetëra familje të shkatërruara gjatë një periudhe që duhej të ishte e gëzueshme.
Zemrat tona janë pranë viktimave, familjeve të tyre dhe popullit gjerman gjatë kësaj kohe të vështirë.', shkruan Hasani në X.
Sipas informacioneve paraprake, deri më tani nuk ka shtetas shqiptarë të lënduar, njofton Ministria e Jashtme.
Një makinë hyri mes turmës në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë duke shkaktuar për momentin 2 viktima dhe plagosur mbi 60 persona.
Makina drejtohet nga një 50-vjeçar saudit, dhe dyshohet për sulm terrorist.
Megjithatë policia lokale ka ngritur alarmin se në automjetin BMW me të cilën u krye sulmi ka dhe një pajisje shpërthyese, eksploziv.
Autori u arrestua, ndërsa është rrethuar zona pranë makinës.
Detaje të reja kanë dal nga sulmi në një treg në Magdeburgut, në Gjermani, ku një person hyri me makinë në një treg krishtlindjesh.
Viktimë kanë mbetur një person i rritur dhe një fëmijë i vogël. Kështu deklaroi presidenti i rajonit Saksoni-Anhalt, Reiner Haseloff.
Autori mësohet se është një 50-vjeçar mjek me origjinë saudite, i cili është arrestuar për sulmin e kryer./La Repubblica
Një sulm në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg ka tronditur Gjermaninë mbrëmjen e sotme, teksa një makinë u fut në turmë me shpejtësi dhe deri më tani raportohet për dhjetëra viktima dhe të plagosur.
Kancelari gjerman Olaf Scholz shkruan në X, lajmet që vijnë nga Magdeburgu sugjerojnë më të keqen.
“Lajmet nga Magdeburgu sugjerojnë më të keqen. Mendimet e mia shkojnë për viktimat dhe familjet e tyre. Ne jemi në anën tuaj dhe në krah të njerëzve të Magdeburgut. Falënderimet e mia shkojnë për punonjësit e shpëtimit të përfshirë në këto orë ankthi", shkruan Scholz.
Die Meldungen aus Magdeburg lassen Schlimmes erahnen.
— Bundeskanzler Olaf Scholz (@Bundeskanzler) December 20, 2024
Meine Gedanken sind bei den Opfern und ihren Angehörigen. Wir stehen an ihrer Seite und an der Seite der Magdeburgerinnen und Magdeburger. Mein Dank gilt den engagierten Rettungskräften in diesen bangen Stunden.
Te vjen keq qe keto tragjedite kapin gjjthmone te pafajshmit por ne Gaza ku Gjermania fajet e veta, me vdek 2-3 te pafajshem ne dite do te kishte qen e mrekullushme
Përgjigjute gjitha gazetat perendimore thone vetem 1 i vdekur deri tani e dhjetera te plagosur, jo 11 te vdekur.
Përgjigju