Një refugjat u sulmua brutalisht pasi ishte konvertuar nga myslyman në të krishterë. Ngjarja ndodhi në Hamburg të Gjermanisë kur një 24-vjeçar afgan goditi me shufër hekuri emigrantin i cili sipas tij kishte kryer mëkat.

Vetë viktima u kishte pohuar disa emigrantëve se kohët e fundit kishte ndryshuar besimin duke iu bashkuar fesë katolike.

 “Express.co.uk” raporton se si pasojë e sulmit viktima mbeti pavetëdije ndërsa rreth 20 persona ndaluan agresorin ndaj këtij veprimi.

Autoritetet ligjzbatuese në Hamburg të Gjermanisë kanë nisur një hetim rreth incidentit. 

Në muajin gusht, u bënë trazira në kampin e refugjatëve në Gjermani pasi një banor afgan grisi fletët e Kuranit dhe i hodhi ato në tualet.

Të paktën 17 persona mbetën të lënduar kur 20 refugjatë  sirianë ndoqën burrin pasi shkatërroi librin islam. Turma e shfaqi zemërimin edhe ndaj rojeve të sigurimit në kamp, të cilët tentuan ta mbronin personin që ata e kërkonin.

refugjate
refugjate

Redaksia online
(o.m/shqiptarja.com)