Vjedhje e bujshme e një miliardë eurove në Kalanë e Dresdenit, ku u ‘zhduk’ koleksioni i famshëm i Grünes Gewölbe, Green Times.

Për ‘Bild’, kjo  është vjedhja më e madhe e artit në historinë e pasluftës.

Muzeu është kryesisht është i përbërë nga xhevahire antike, vazo dhe piktura.

Pas alarmit, Kalaja e Dresdenit u rrethua nga forcat gjermane të sigurisë, por autorët e vjedhjes kishin arritur të largoheshin.

Salla e Grünes Gewölbe u ndërtua nga Mbreti i Saksonisë, Augusti i Forti,  ndërmjet viteve 1723 dhe 1730 për të përmbledhur stoli të kurorës së Saksonisë, dhe sot ajo është shndërruar në një muze në dy seksione.

Pjesa historike ndodhet në katin e parë të ‘Residenzschloss’ në dhomat e restauruara së fundmi të koleksionit.

Sipas policisë, hajdutët kishin arritur të futeshin në fortesë përmes një dritareje të vogël.

"Jo vetëm koleksionet shtetërore janë vjedhur, por ne edhe ato të Mbretërisë së Saksonisë, pa të cilat nuk mund të kuptohet historia e Gjermanisë’, - tha guvernatori Michael Kretschmer. "

Në muze kishte rreth 3000 objekte të çmuara të bëra prej diamanti 41 karat, ari, argjendi, perla, fildish dhe materiale të tjera të çmuara.

Mediat gjermane e kanë pagëzuar bandën si “Banda e Limuzinës” pasi grabitësit u larguan nga vendi me një limuzinë.

Prestigjozja gjermane Bild raporton se autorët janë në kërkim ndërsa zona është e rrethuar nga gajentët e policisë.