Një ish-infermier në Gjermani ka vrarë më shumë se se 30 pacientë  me mbidoza vdekjeprurëse dhe për këtë shkak është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Oldenburg.

 38-vjeçari Niels H u injektonte pacientëve ilaçe, të cilat duhet të përdoreshin vetëm nën mbikëqyerjen e rreptë të mjekëve, pasi  mund të shkaktonin reaksione fatale kardiovaskulare.

Ai u shpall fajtor për dy akuza për vrasje dhe një vrasje të mbetur në tentativë. Gjatë seancës gjyqësore 38-vjeçari ka pranuar se ka kryer vrasjet dhe gjithashtu u ka kërkuar falje familjarëve të viktimave.

Kjo nuk është hera e parë që 38 vjeçari dënohet për vrasje, vetëm në vitin 2008, ai u dënua me 7 vite burg pasi kishte vrarë dy pacientë të tij, por me rastet e tjera të zbuluara dënimi iu ndryshua nga me 7 vjet heqje lirie në burgim të përjetshëm.


ish infermieri

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)