GJERMANI - Së paku 14 persona mbetën të vdekur në orët e pasdites në jugperëndim të Gjermanisë. Autoritetet thanë se një zjarr i fuqishëm përfshiu një godinë ku po zhvillohej një takim trajnues me personat me aftësi të kufizuara.

Zjarrfikëset kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes ndërsa vazhdojnë operacionin e kërkim-shpëtimit në qendrën e drejtuar nga fondacioni Karitas në Titisee-Neustadt.

Media gjermane thotë se në godinën ku po mbahej takimi trajnues ndodheshin rreth 50 persona.

Nga të dhënat e para raportohet të kenë mbetur të plagosur shtatë persona ndërsa ende nuk është e qartë se nga çfarë është shkaktuar zjarri.

Gjithçka duket se është bërë edhe më e vështirë për shkak se godina ishte e ndërtuar me dru dhe metal.

(eç/shqiptarja.com)