Gjermania, 40 mijë euro për
dialogun Shqipëri-Serbi

Gjermania mbështet ngritjen e një qendre në mbështetje të shkëmbimit dhe dialogut mes Shqipërisë dhe Serbisë.Ambasada Gjermane në Tiranë njofton se Gjermania mbështet me një vlerë prej 40.000 euro një projekt të dy organizatave joqeveritare në Shqipëri dhe Serbi, i cili mendohet se do të mbështesë dialogun dhe shkëmbimin mes këtyre dy vendeve.
Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes ambasadori Hellmut Hoffmann tha “E përshëndesim fort këtë iniciativë! Përafrimit i nevojitet shkëmbim! Është diçka e mirë që në kuadër të këtij projekti krahas dialogut politik mes përfaqësuesve shtetërorë të Shqipërisë dhe Serbisë të bashkohen gjithnjë e më shumë edhe përfaqësues të shoqërisë civile, mediave dhe institucioneve kulturore dhe arsimore”.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij