BRAUNSCHWEIG - Pas dy sulmeve dhe gjendjes së alarmit në kryeqytetin e Danimarkës, një paradë karnavalesh që do të mbahej të dielën në veri të qytetit të Braunschweig në Gjermani, është anuluar për shkak të kërcënimeve për sulme nga militantët islamikë.
Lajmi u bë me dije nga autoritetet policore të qytetit ku sqarohej se burime të besueshme të sigurisë së shtetit kanë paralajmëruar për kërcënime konkrete sulmesh nga persona me pikëpamje esktremiste islamike.
Policia u bëri thirrje të gjithë vizitorëve të anulonin vizitën për të ndjekur karnavalet dhe të shmangnin udhëtimin drejt qytetit të Braunschweig.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com