Gjermania arreston refugjatin sirian
...që rezultoi se ishte terrorist i ISIS!

Gjermania arreston refugjatin sirian<br />...që rezultoi se ishte terrorist i ISIS!
Një terroristi i shtetit islamik ISIS u arrestua në Gjermani, ku kishte hyrë me valën e refugjatëve sirian. 34-vjeçari është ndaluar nga policia në një strehë të refugjatëve në qytezën Attendorn pasi nga hetimet e policisë ai ka pozuar në disa foto me një pistoletë së bashku me një sasi të madhe armësh dhe municione, raporton Daily Mail.

Në fakt policia gjermane beson se ai ishte pjesë e një qelizë terroriste, dhe kishte për qëllim ndonjë masakër, për të vrarë sa më shumë civilë. Procedim penal ka filluar edhe për gruan e tij, e cila është marrë në pyetje nga policia. Identiteti i tij nuk bëhet i ditur nga policia, por thuhet se mbërriti në Gjermani me familjen e tij në fund të 2015-ës ku kishte aplikuar për azil duke pretenduar se ishte një sirian i ikur nga lufta civile në vendin e tij.

I dyshuari nga policia është trajnuar nga forcat ushtarake të shtetit islamik në Siri për municione dhe armët si granatë, pushkë automatike. Në foto burri shfaqet me shumë armë, municione përkrenare ushtarake të stilit islamik. 

Në foton e publikuar terroristi shfaqet i veshur me një shirit dekorativ, i cili mban një shkrim në arabisht, të ngjashëm me ato që veshin gjerësisht militantët e shteti islamik .

refugjati sirian terrorist

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës, s’ka rrezik për banorët

Vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës, s’ka rrezik për banorët