Gjermania dhe Austria limitojnë kalimin e imigrantëve në pesë pika të kufirit të tyre të përbashkët

Gjermania dhe Austria vendosën të limitojnë kalimin e imigrantëve në pesë pika të kufirit të tyre të përbashkët për të kontrrolluar më mirë fluksin e tyre masiv të imigrantë, njoftoi sot Ministria e Brendshme gjermane.

"Ne dëshirojmë të arrijmë në një proces të rregullt", theksoi një zëdhënës i ministrisë duke shtuar se kjo masë do të hynte në fuqi menjëherë.

Berlini dhe Vjena ranë dakord në muajin shtator për të lënë të hapur kufijtë e tyre për refugjatët, një vendim që përshpjetoi fluksin e burrave, grave dhe fëmijëve të larguar nga lufta dhe varfëria.

Kontrollet në kufi u rivendosën në mes të muajit shtator, por imigrantët kanë mundur të kalojnë në Gjermani.

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Kumbullat e thata, vetitë e forta për rigjenerimin e kockave