Gjermania dhe Britania kapin disa të dyshuar si spiunë të Kinës

Gjermania dhe Britania kapin disa të dyshuar si spiunë të Kinës

Foto ilustruese

Gjermania dhe Britania të hënën kanë kapur disa persona të dyshuar si spiunë të Kinës, të cilët akuzohen se i kanë dhënë Pekinit informata të fshehta, teksa në Perëndim po rriten shqetësimet për spiunazhin agresiv kinez.

Gjermani, hetuesit kanë arrestuar tre shtetas gjermanë, në perëndim të vendit, mbi dyshimet se kanë shpërndarë informata për teknologjinë detare, kanë njoftuar prokurorët, përmes një komunikate.

Tre personat – të identifikuar si Herwig F., Ina F., dhe Thomas R. – akuzohen se kanë marrë pjesë në një projekt për grumbullimin e të dhënave, të financuar nga agjencitë shtetërore kineze, si dhe për eksportim ilegal të një laseri në Kinë, raporton AFP.

Në Britani, dy burra janë akuzuar se i ka dhënë Kinës “artikuj, shënime, dokumente apo informata”, gjatë periudhës ndërmjet vitit 2021 dhe vitit të kaluar.

Policia i ka identifikuar burrat si Christopher Berry, 32-vjeçar, dhe Christopher Cash, 29 vjeç, i cili ka punuar më parë në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar si hulumtues.

Dyshja e zbuluar të hënën në Britani akuzohet për shkeljen e Ligjit të vitit 1911 për Sekretet Zyrtare, dhe do të paraqitet në një gjykatë në Londër, të premten.

Arrestimet në Gjermani dhe akuzat në Britani vijnë mes paralajmërimeve të përsëritura perëndimore se shërbimet kineze të inteligjencës kanë vënë në shënjestër teknologji të avancuara.

Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Nancy Faeser, ka paralajmëruar për “rrezikun e konsiderueshëm që përbën spiunazhi kinez në biznes, industri dhe shkencë”.

“Fusha e prekur në rastin aktual – teknologjitë novatore nga Gjermania, që mund të përdoren për qëllime ushtarake – është veçanërisht e ndjeshme”, ka bërë të ditur Faeser./ REL

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb