Gjermania dhe Franca me deklaratë të përbashkët: Intensifikuam bashkëpunimin në sektorin e energjisë
Kryeministrja franceze Elisabeth Borne dhe kancelari gjerman Olaf Scholz
Gjermania dhe Franca, më 25 nëntor, nënshkruan deklaratën e përbashkët për forcimin e solidaritetit energjetik, raporton Reuters.
Deklarata u nënshkrua në Berlin nga kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrja franceze Elisabeth Borne.
“Franca dhe Gjermania po intensifikojnë bashkëpunimin në sektorin e energjisë me solidaritet dhe fqinjësi të mirë. Ne tashmë po furnizojmë me energji elektrike fqinjët tanë, përfshirë Francën. Me këtë marrëveshje të përbashkët, ne theksuam solidaritetin tonë energjetik: miqtë mbështesin njëri-tjetrin në kohë krize. Gjermania dhe Franca tregojnë se çfarë është solidariteti evropian”, tha Scholz në një konferencë të përbashkët për media.
Sipas Elizabeth Borne, bëhet fjalë për një “tekst të rëndësishëm që do të ketë efekte konkrete dhe që mbron qytetarët e të dy vendeve”.
“Dy vendet tona kanë nevojë për njëra-tjetrën për të kapërcyer krizën energjetike në dimrin e ardhshëm”, tha Borne.
Marrëdhëniet midis dy vendeve janë acaruar muajt e fundit për shkak të pikëpamjeve të ndryshme mbi çështje kyçe, siç janë: energjia, mbrojtja dhe politika industriale.
Vizita e Elizabeth Borne në Berlin konsiderohet si përpjekje për të shkrirë marrëdhëniet.
Scholz tha se Gjermania dhe Franca mbështesin luftën e Ukrainës kundër pushtimit rus dhe i bëri thirrje Rusisë të ndalojë bombardimin e infrastrukturës energjetike të Ukrainës./ REL
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se Berisha do të pyetet për çështjen Gërdeci?
-
Po
67.3%
-
Jo
25%
-
S'kam mendim
7.6%
Vota total: 1757
Lajme të tjera
-
Kancelari gjerman: Do të flas sërish me Putinin për t’i kërkuar të ndalojë luftën në Ukrainë
29 Janar, 09:34
-
Sulmohen zyrat diplomatike italiane në Barcelonë dhe Berlin, anarkistët kërkojnë lirimin e Alfredo Cospitos
29 Janar, 07:38
-
Flet kancelari gjerman Scholz për luftën në Ukrainë: Mbështetja jonë nuk nis një luftë midis Rusisë dhe NATO-s
28 Janar, 11:54
-
Përkujtimi i Holokaustit dhe shkolla me emrin e një shqiptari në Berlin
28 Janar, 08:08
-
Gjermania synon zëvendësimin e gazit rus me ‘hidrogjen të gjelbër’
27 Janar, 21:54
-
Reagon zëdhënësja e Scholz për avionët luftarakë në Kiev: Nuk do i dërgojmë!
27 Janar, 13:44
-
Scholz kujton përgjegjësinë e Gjermanisë për Holokaustin
27 Janar, 12:24
-
Historia drithëruese e Holokaustit përmes 16 objekteve (FOTO)
27 Janar, 11:13
-
Çfarë është Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit?
27 Janar, 08:43
-
I dënuar në Gjermani me 3 vite e 3 muaj burg për vjedhje, kapet në Qafë- Morinë 53-vjeçari! Pritet të ekstradohet
26 Janar, 10:11
-
Gjermani/ CDU dhe CSU debatojnë strategjinë e tyre ndaj të huajve
26 Janar, 09:43
-
Veprim i suksesshëm politik? Olaf Scholz, SHBA dhe tanket luftarake
26 Janar, 09:17