Franca dhe Gjermania kanë kryer konsultime intense mbi një ndryshim radikal të eruozonës gjatë muajve të fundit. Lajmi bëhet i ditur nga një zyrtar nga Brukseli, i cili dëshiroi të mbetesh anonim, për agjencinë e lajmeve Reuters.
“Nevojitet të lëvizim me shumë kujdes, por e vërteta është se do na duhet të bëjmë listën e atyre vendeve që nuk duan të jenë pjesë e klubit dhe atyre që nuk munden të bëjnë pjesë,” tha zyrtari.
Presiudenti francez, Nickolas Sarkozy, gjatë një takimi me studentët e Strasburgut tha se jemi në një Europë me dy shpejtësi – eurozona lëviz përpara më shpejt se 27 vendet e bashkimit europian – ky është i vetmi model për të ardhmen. Fjalimi i Sarkozy konfirmon fjalët e burimit anonim.
Diskutimi ndërmjet zyrtarëve të Parisit, Berlini dhe Brukselit bëjën të besohet se një apo disa vende do largohen nga eurozona dhe bërthama e mbetur do të shty në një integrim më të lartë ekonomikë, duke përfshirë këtu taksat dhe masat fiskale.
Ndryshimi është diskutuar në një nivel “intelektual” dhe nuk ka lëvizur në nivelin operacional apo në diskutime teknike, tha zyrtari. Një zyrtar i financave francezë mohoi cdo projekt për të zvogëluar eurozonën.
Në Berlin, presidenti i komisionit europian, Jose Manuel Barroso, paralajmëroi për kostot ekonomike të cdo vendi që mund të shkëputet nga eurozona. Prodhimi i brendshëm gjerman mund të kontraktohet dhe të coi në humbjen e miliona vendeve pune.
Barroso tha se një integrim ekonomik më i lartë nuk duhet të vi me cmimin e krijimit të përcarjeve të reja ndërmjet pjesëtarëve të BE. “Nuk mund të ketë paqe apo zhvillim në veri apo perëndim të europës nëse nuk ka në lindje apo në jug të saj,” tha ai.
Europa me dy shpejtësi, e përmendur nga Sarkozy, tashmë është një realitet në shumë aspekte.
“Kjo është një realitet i vjetër,” tha një diplomat i BE. “Diferenca tani është se disa vende janë duke u rritur shumë shpejtë dhe rreziku i një ndarje, i eurpoës me dy shpejtësi, është shumë i lartë”.
Në vizionin e Sarkozy, eurozona do ta rrisë shpejtë integrimin e saj, duke përfshirë disa zona të ndjeshme si korporatat dhe taksimi, kurse pjesa tjetër e europës do të lihet si një “konfederatë”, duke u zgjeruar nga 27 në 35 vende me përfshirjen e Ballkanit brenda dekadës tjetër.
“Duke folur në nivelin intelektual, unë shohë që po ndodh me dy lëvizje: Disa marrëveshje teknike në dy javët e ardhshme për të forcuar qeverisjen e eurozonës dhe disa ndryshime fondamentale në muajt e ardhshëm,” tha zyrtari i Brukselit.