Gjermania do të importojë gaz nga Iraku

Gjermania do të importojë gaz nga Iraku

Në kërkim të zëvendësimit të gazit rus kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz angazhohet për furnizimet me gaz nga Iraku. Ndërsa në Irak shpresohet për investimet gjermane në sektorin e energjisë.

"Iraku do të ishte një partner i preferuar bashkëpunimi në importimin e gazit dhe naftës në Gjermani", tha kancelari Olaf Scholz pas një takimi me kryeministrin e ri të Irakut, Mohammed Schia al-Sudani, në Berlin. Importet e gazit mund të shpërndahen nga Gjermania edhe më tej në vende të tjera europiane.

Scholz theksoi, se Gjermania nuk do të jetë sërish e varur vetëm nga një furnizues gazi si dikur me Rusinë. Nga Rusia përpara sulmit ndaj Ukrainës furnizohej më shumë se gjysma e importeve gjermane të gazit. Tani Gjermania nuk mer më gaz nga Rusia

Iraku do të kthehet në eksportues të gazi

Al-Sudani theksoi qëllimin e vendit të tij, që të avancojë edhe më tej eksportin e gazit nga Iraku. "Ne kemi plane ambicioze për përdorimin e gazit, që shoqëron prodhimin e naftës dhe digjet gjatë këtij procesi", tha kryeministri irakian. "Ne e kemi paraqitur këtë mundësi dhe kemi ftuar sipërmarrjet gjermane të investojnë në këtë sektor."

Asnjë vend tjetër në botë nuk është kaq shumë i varur nga të ardhurat prej naftës sa Iraku. Sipas të dhënave të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Iraku është vendi i pestë në botë për prodhimin e naftës. Edhe gazi eksportohet përmes terminalit LNG të të Basra Gas Company të hapur në vitin 2022

Në kuadër të kësaj vizite Siemens Energy dhe ministri irakian e Energjetikës Siad Ali Dahil nënshkruan një deklaratë rakordimi për zgjerimin e infrastrukturës së furnizimit me energji në Irak. Konkretisht Siemens Energy do të zgjerojë centralet që punojnë me energji fosile dhe të rigjenerueshme. Projektet synojnë të reduktojnë ndërprerjet e vazhdueshme të elektricitetit në Irak dhe të ulin emisionet e dioksidit të karbonit.

Iraku vuan vazhdimisht nga furnizimi i keq me elektricitet duke pasur ndërprerje të vazhdueshme. Kjo krahas gjendjes së vështirë ekonomike dhe korrupsionit janë arësyet për protetstat e vazhdueshme, që e kanë tronditur këtë vend vitet e fundit./DW

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 15/01/2023 12:11

    Gjermania dhe vendet e thera Europiane do te kthehen te Rusi per furnizim me gas sepse nuk munden asnjehere ta zevendesojne me ndonje shtet tjeter ate sasi aq te madhe dhe me ate cmim te ulet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës