Gjermania i ka hapur rrugë legalizimit të blerjes dhe posedimit të sasive të vogla të marihuanës për përdorim rekreativ, por edhe për prodhim.
“Qeveria federale sot u pajtua për pikat kyçe sa i përket shpërndarjes së kontrolluar të kanabisit për të rriturit, për përdorim rekreativ”, tha ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach gjatë një konference për media më 26 tetor.
Furnizimi dhe përdorimi i kanabisit pritet të “lejohet përmes licencave të lëshuara dhe kontrolluara nga shteti”, tha Lauterbach.
Sipas këtij propozimi, personat mbi 18 vjeç do të lejohen të posedojnë “20 deri në 30 gramë” kanabis të tharë, që duhet të shitet në dyqanet e autorizuara dhe farmacitë.
Gjermania po ashtu do të lejojë prodhimin e kanabisit, por bizneset duhet të marrin leje për këtë, ndërkaq qytetarët do të lejohen që të rrisin tri bimë kanabisi për përdorim vetjak.
Sipas propozimit, nuk do të lejohen reklamat për kanabis, ndërkaq paketimi i produkteve të kanabisit duhet të jetë “neutral”. Lauterbach nuk tregoi datën e saktë se kur ky draft-propozim do të shndërrohet në ligj, por vlerësoi se legjislacioni mund të hyjë në fuqi më 2024.
Vitin e kaluar, Malta u bë shteti i parë në Evropë që zyrtarisht legalizoi kanabisin dhe kultivimin e tij për përdorim personal – edhe pse disa shtete të tjera kanë ligje liberale për këtë çështje/REL
S.C/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.3%
-
Jo
32.1%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 586
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Politikani gjerman i surprizon të gjithë, taktikë për të marrë votat e shqiptarëve: Kam vendosur të mësoj shqip! BILD: S'ka ndodhur kurrë më parë
21 Janar, 23:01
-
Home Office fushatë për dekurajimin e shqiptarëve që synojnë Britaninë: Do përdoreni si skllevër nga bandat e krimit nëse vini këtu, mund t'iu kushtojë gjithçka
21 Janar, 21:56
-
Gjermania dënon planin e Donald Trump për t’u larguar nga OBSH
21 Janar, 15:50
-
Tiranë/ Përshtatën banesën për shitjen e kanabisit, arrestohen 23-vjeçari shqiptar dhe një shtetas turk! Në kërkim një tjetër, sekuestrohen 5 kg lëndë narkotike
21 Janar, 11:07
-
Super të pasurit po pasurohen edhe më shumë
21 Janar, 10:13
-
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Vendit tonë i duhen 30 miliardë euro më shumë për mbrojtjen nga viti 2028
18 Janar, 15:13
-
Agroturizmi, Rama: Së shpejti shpallim mbështetje të re financiare! Nxit shqiptarët të kthehen, Gjermania është bërë e vështirë për vetë gjermanët
18 Janar, 08:16
-
Tiranë/ Shpërndante kanabis, arrestohet 21- vjeçari! Lëvizte me taksi për shmangien e kontrolleve të Policisë
16 Janar, 10:33
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Ministri gjerman i mbrojtjes viziton Ukrainën në shenjë përkrahjeje
14 Janar, 21:26
-
Kamëz/ Lëviznin me kanabis në makinë, arrestohen 3 të rinj
14 Janar, 13:40
-
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Aleatët e mëdhej europianë do të zbatojnë me shpejtësi objektivat e reja të NATO-s
14 Janar, 09:32