Gjermania e ‘kuptoi më në fund’, shtrëngon masat anti-COVID, rritet frika nga varianti Omicron

Gjermania e ‘kuptoi më në fund’, shtrëngon masat anti-COVID, rritet frika nga varianti Omicron

Foto ilustruese

Vetëdijësimi është hapi i parë drejt përmirësimit, thuhet. Në luftë kundër gjendjes dramatike në frontin e Coronës, konkretisht në repartet e trajtimit intensiv në spitale, duhej që ky mësim të kishte ardhur më herët. Gjermania përjeton në lidhje me shifrat e infektimeve e vdekjeve Déjà-vu nga viti i kaluar. Në ndërrimin e viteve 2020/21 pati një zhvillim të tillë si tani.

Për fat të keq qeveria gjermane dhe kancelarja Merkel që gjithmonë paralajmëronte bashkë me 16 kryeministrat e landeve nuk ranë asnjëherë dakord për një strategji të përbashkët për zbutjen afatgjatë të pandemisë. Për këtë arsye Merkel me shumicën parlamentare në pranverë arriti të kalojë në parlament të ashtuquajturën frenën e emergjencës në shkallë federale.

Jo ndalim të lëvizjes jo mbyllje shkollash

Këtë herë ky teatër nuk u përsërit, të gjithë e kanë kuptuar seriozitetin e situatës, pavarësisht, se çfarë partie i përkasin dhe nga cili land vijnë. E mira e vendimeve të përbashkëta: nuk do të ketë një lokdaun të zgjeruar, as ndalim të lëvizjes dhe as mbyllje shkollash. Nëse masat e urdhëruara nga lart që u morën në të shkuarën  duheshin marrë vërtet ashtu, nuk mund ta thotë askush me siguri të plotë. Në plan afatshkurtër ato kanë ndikuar pozitivisht në zbutjen e pandemisë. Po se cilat janë pasojat afatgjata të një shoqërie, ato ekonomike, shëndetësore, kulturore, kjo nuk mund të thuhet me saktësi. Një politikë e përgjegjshme dhe largpamëse duhet ta këtë parasysh edhe këtë perspektivë.

Të gjithë kanë mësuar diçka...gati të gjithë

Para kësaj situate vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese për kohën kur u vendos ndalimi i lëvizjes dhe mbyllja e shkollave janë një ndihmë e madhe. Ato u deklaruan më vonë si të lejueshme, por vetëm në një situatë aktuale të rrezikshme dhe gjendjes së njohurive mbi pandemisë. Për shkak se tek Corona të dyja këto janë të pandashme është sot shumë më e vështirë të bësh një lokdaun të plotë.

Ndërkohë mjekësia ka mësuar më shumë mbi pandeminë, shkenca gjithashtu, por edhe politika. E gjithë shoqëria ka mësuar shumë dhe vazhdon ta bëjë këtë. Pjesë e rëndësishme e këtij procesi janë politikane e politikanë që bëjnë me kujdes e me balancim atë që është e nevojshme. Këtu bën pjesë edhe që njerëzve që treguan solidaritet gjatë pandemisë t'u lejohen më shumë liri. Prandaj të vaksinuarit mund të shkojnë edhe më tej në teater, në stadium, në festa private. Me kufizime, por mundësia ekziston.

Nuk ka liri pa përgjegjësi

Nga ana tjetër për ata që nuk reflektojnë, pra ata që mund të vaksinohen, por që nuk duan vetë, do të zvogëlohet rrezja e veprimit. Kjo nuk është masë ndëshkuese e politikës, por vënie në jetë në mënyrë konsekuente e fjalës së madhe të lirisë, ku bën pjesë gjithmonë edhe përgjegjësia. Ose me fjalët e kancelarit të ardhshëm, Olaf Scholz: "Bëhet fjalë për një sforco të madhe kombëtare dhe solidaritet." Kjo fjali simbolizon një kulturë të re politike në luftë kundër Coronës. Edhe në muajt e fundit ai dëgjohej shpesh pak a shumë kështu - por rrallë u jetësua. Nëse tani kjo fjali kthehet në vijë drejtuese të politikës dhe shoqërisë, Gjermania mund të shohë me optimizëm të kujdesshëm në të ardhmen. Sepse megjithë ujdinë e re, ende vlen: Corona me të gjithë problemet që sjell do të na preokupojë ende./ DW

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!