Rritet mbështetja e Gjermanisë ndaj qeverisë shqiptare për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, rajonal dhe punësimin, si dhe për të sjellë më shumë shqiptarë pranë punës.
Krahas projekteve ekzistuese Qeveria Federale ka vënë në dispozicion edhe një fond tjetër prej gjashtë milionë eurosh. Ambasadorja gjermane Susanne Schütz e njoftoi këtë mbështetje shtesë së bashku me Zv.Kryeministrin shqiptar Niko Peleshi.
“
Për Qeverinë Federale është e rëndësishme të krijohen perspektiva të zhvillimit profesional, vecanërisht për të rinjtë“, u shpreh Ambasadorja Schütz.
Me këto fonde shtesë do të financohen ndër të tjera projekte trajnimi dhe kualifikimi pranë shkollës profesionale të Kamzës si dhe trajnime për aplikime të ndryshme, oferta konsulence profesionale dhe praktika pranë sipërmarrjeve private. Veç kësaj synohet të mbështeten sipërmarrës të rinj, të cilët zhvillojnë ide inovative biznesi.
“
Tashme, janë miratuar nga Qeveria dhe ratifikuar në Parlament edhe 13 marrëveshjeve të reja të bashkëpunimit me Gjermaninë duke aktivizuar 31 Milionë Euro Grant dhe 37 Milionë Euro Kredi” – u shpreh Zëvendëskryeministri, Niko Peleshi.
Gjermania angazhohet në mënyra të shumta për të krijuar bashkarisht me qeverinë shqiptare perspektiva për të ardhmen në vend.
Që prej një gjysmë viti ekziston zyra gjermane e informimit rreth çështjeve të migrimit, formimit profesional dhe karrierës (DIMAK), e cila mbështet personat në kërkim të një vendi pune për të patur akses në tregun shqiptar të punës, sikurse edhe informon rreth mundësive të ligjshme të emigrimit drejt Gjermanisë.
DIMAK do të marrë edhe 600.000 euro për të zgjeruar veprimtarinë e vet dhe për ta ofruar atë edhe jashtë Tiranës.
Gjermania është donatori më i madh bilateral për Shqipërinë për sa i përket bashkëpunimit ekonomik dhe në vitet 2017 e 2018 do ta mbështesë atë me gjithsej 100 milionë euro.
dy.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?
-
E sportistëve
84%
-
E Komitetit Olimpik
13.1%
-
E qeverisë
2.9%
Vota total: 6956
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ekipi i Trump-it goditet nga hakerat, Harris përqëndrohet tek ekonomia! Si po ecën fushata për Presidencën në SHBA
12 Gusht, 17:00
-
“Logu i Bjeshkëve”, malësorët ruajnë traditën! Vajzat e bukura, veshur me xhubleta performojnë në amfiteatrin natyror të Predelecit
12 Gusht, 16:56
-
Ministri Hasani pret në zyrë të ngarkuarën me punë, Nancy VanHorn: Mirënjohje ndaj Shqipërisë që mbështet nismat rajonale të sigurisë të qeverisë amerikane
12 Gusht, 16:53
-
Rrëmben kurorën e më të bukurës së Afrikës, kurorëzohet misi me aftësi të kufizuara
12 Gusht, 16:49
-
Në mes të tingujve të traditës e ngjyrave të kostumeve popullore vjen "New Born Kosova", me pjesëmarrjen e ansambleve nga 9 vende të botës
12 Gusht, 16:46
-
Kosovë, përfundon edicioni i 23-të i Festivalit “DokuFest”, ndahen 11 çmimet për filmat më të mirë
12 Gusht, 16:41
-
Super Leku ‘fundos’ Euron, po këmbehet me 99.9 lekë! Dollari po këmbehet me 91.4 lekë, paundi humb 0.44 pikë
12 Gusht, 16:35
-
Sulm me thikë në qendër të Londrës, plagoset një grua dhe vajza 11-vjeçare
12 Gusht, 16:11
-
Zjarri në Parkun e Tomorit, punonjësit po luftojnë me mjete rrethanore, drejtori i ADZM: Era favorizon përhapjen e flakëve, kërkohet ndërhyrje nga ajri
12 Gusht, 16:08
-
Çmimet e naftës ulen dhe me 5 lekë për litër
12 Gusht, 15:51
-
S’është vetëm Shqipëria, mësoni tre shtetet e tjera që siguruan medaljet e para në histori gjatë Lojërave Olimpike në Paris
12 Gusht, 15:49
-
75 vjetori i Konventës së Gjenevës dhe shpërfillja e saj në luftërat e tanishme
12 Gusht, 15:48