Gjermania gjoba deri 50 mln Euro
për gjuhën e urrejtjes e Fake News

Gjermania gjoba deri 50 mln Euro<br />për gjuhën e urrejtjes e Fake News
Kabineti qeveritar në Gjermani ka aprovuar një projektligj të ri i cili synon të ndalojë komentet e’urrejtjes’ të papërshtatshme, dhe ‘fake news’ lajmet e rreme në mediat sociale.

Kabineti i kancelares Merkel këtë të mërkurë miratoi rregullat që do të imponojnë gjoba deri në 50 milionë euro për sitet të cilat do të dështojnë që të heqin komentet me përmbajtje urrejtje apo dezinformuese sic janë ‘fake news’.

Ministri gjerman i drejtësisë Maas u shpreh se kompanitë të cilat ofrojnë shërbime të tilla online do të jenë përgjegjëse për komentet me përmbajtje urrejtjeje apo komente të papërshtatshme.

Ai shtoi se masat për të luftuar retorikën e urrejtjes dhe të ashtuquajturat fake neës do të duhet të ngrihen edhe në nivel evropian në mënyrë që të jenë efektive.

Ky projektligj ndërkohë do të duhet të marrë miratimin e parlamentit.


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane