Gjermania i dorëzon Policisë Kufitare pajisje me vlerë 131 mijë euro, do të parandalojnë dhe godasin trafiqeve të paligjshme

Gjermania i dorëzon Policisë Kufitare pajisje me vlerë 131 mijë euro, do të parandalojnë dhe godasin trafiqeve të paligjshme

Pajisjet që iu dorëzuan Policisë Kufitare

Pajisje me vlerë 131 000 euro, iu dorëzuan Policisë Kufitare dhe Migracionit  dhe Departamentit të Policisë Kriminale nga Gjermania.

Takimi për nënshkrimin e aktit të dhurimit u mirëprit në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe u zhvillua me pjesëmarrjen e Drejtorit të Përgjithshëm Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, Ambasadorit të Gjermanisë, në Shqipëri, Karlfried Bergner, oficerit ndërlidhës të Policisë Federale Gjermane, në Shqipëri, Stefan Dorbach dhe të drejtuesve të tjerë të Policisë së Shtetit.

Dhurimi i këtyre pajisjeve, një tjetër tregues i besimit dhe vlerësimit të Policisë Federale Gjermane, për profesionalizmin dhe gatishmërinë e punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët janë tashmë kolegë dhe partnerë të denjë në operacione policore të përbashkëta, me rëndësi ndërkombëtare.

Pajisjet bashkëkohore, me vlerë rreth 131 000 euro, do t’i shërbejnë kryesisht Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, por dhe Departamentit të Policisë Kriminale, që përmes fjalës së fundit të teknologjisë, të rritet forca parandaluese dhe goditëse e Policisë, ndaj trafiqeve të paligjshme, krimeve kufitare dhe lëvizjes së shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit shprehu mirënjohje për mbështetjen konkrete dhe të pakursyer të Policisë gjermane, për Policinë e Shtetit, mbështetje e cila ka shënjuar fragmente të rëndësishme të zhvillimit të Policisë. Gjithashtu, siguroi Ambasadorin se pajisjet do t’iu vihen menjëherë në dispozicion, specialistëve të Policisë, në qendër dhe në qarqe, në mënyrë që të rritet efikasiteti i luftës kundër krimeve kufitare dhe cilësia e shërbimit për qytetarët në hyrje/dalje.

Ndërkaq, Ambasadori i Gjermanisë, në Shqipëri, vlerësoi Drejtorin e Përgjithshëm, për klimën tepër të favorshme dhe ftuese që ka krijuar për partnerët ndërkombëtarë. Gjithashtu, Ambasadori theksoi se ndihet i privilegjuar të punojë dhe të shkëmbejë me punonjësit e Policisë së Shtetit, duke qenë se tashmë kapacitetet burimore, ato logjistike, infrastruktura, profesionalizmi, përgatitja dhe gatishmëria e tyre janë të njëjta me ato të kolegëve në të gjithë Europën.

M.T/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi