GJERMANI-Gjermania ka reaguar pas akuzave të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Ameriksë, Donald Trump, se vendi i ka borxh “shuma të mëdha parash” NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara.
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social "Twitter", ditën e shtunë, Trump ka shkruar se Gjermania duhet të paguaj borxhin për mbrojtje që ka përfituar.
Ndërkohë, ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se vendi "nuk ka borxhe ndaj NATO-s", dhe ka shtuar se objektivi i aleancës për shpenzimet e mbrojtjes nga vendet anëtare nuk është i lidhur ekskuzivisht me kontributet financiare ndaj aleancës.
Në vitin 2014, vendet anëtare të NATO-s kanë rënë dakort që të rrisin në 2% të GDP-së shpenzimet ushtarake deri në vitin 2024.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com