Gjermania i shiti Izraelit 3 nëndetëse
ushtarake, zbulohet arsyeja

Gjermania i shiti Izraelit 3 nëndetëse<br />ushtarake, zbulohet arsyeja<br>
Qeveria gjermane ka aprovuar këtë të hënë shitjen e shumëdiskutuar të tre nëndetëseve ushtarake ndaj Izraelit, pas një vonese prej një muaj.

Zëdhënësi i kancelares Angela Merkel, Steffen Seibert ka deklaruar për mediat se Gjermania do të nënshkruajë një traktat zyrtar për këtë marrëveshje. Sipas mediave gjermane, Berlini zyrtar ka rënë dakord për një të tretën e çmimit total prej 1.5 miliard eurosh, në shenjë të një përgjegjësie historike kundrejt sigurisë kombëtare të Izraelit.

Shuma që do të paguajë shteti hebre pritet të jetë 540 milionë euro, që do të paguhen në periudhën mes viteve 2018-2027. Shitja e 3 nëndetëseve ushtarake të prodhuara nga kompania “Thyssen Krupp Marine Systems” ishte bërë objekt debatesh dhe spekulimesh mediatike pasi procesi u bllokua nga qeveria gjermane nën dyshimin për korrupsion.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Fredi Beleri kërkoi pezullim të dekretit të Begajt për zgjedhjet, çështja kalon në seancë gjyqësore më 30 korrik

Fredi Beleri kërkoi pezullim të dekretit të Begajt për zgjedhjet, çështja kalon në seancë gjyqësore më 30 korrik