Gjermania i thotë "PO" teknologjisë
në vijën fatale te portës nga 2015

Gjermania i thotë "PO" teknologjisë<br />në vijën fatale te portës nga 2015
Pas Anglisë edhe futbolli në Gjermani i ndez dritën jeshile përdorimit të teknologjisë në vijën e portës për të verifikuar nëse topi e ka kaluar vijën fatale ose jo.

Duke nisur që nga sezoni i ardhshëm, falë marrëveshjes së arritur mes 18 klubeve gjermane, do të aplikohet teknologjia e linjës së portës që parashikon instalimin e 14 telekamerave, të cilët do të japin me saktësi 100 % verdiktin nëse topi e kalon ose jo vijën fatale në raste të veçana. Nëse goli është I rregullt, arbitrit do t’i shkojë automatikisht një sinjal në orë.


Në fakt jo të gjitha klubet e Bundesligës kanë qënë pro përdorimit të gol lajn teknoloxhi pasi 15 prej tyre kanë votuar pro dhe 3 klube kundër.

Teknologjia do fillojë të aplikohet në sezonin 2015-2016 të Bundesligës gjermane.Hipoteza e përdorimit të teknologjisë në vijën e portës po qarkullon edhe në Itali ndërsa gjatë këtij sezoni sistemi ka funksionuar mjaft mirë në Angli.


a.k/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Shkodër/ 15-vjeçari goditet me thikë, ndërron jetë në spital! Arratiset autori

E rëndë në Shkodër/ 15-vjeçari goditet me thikë, ndërron jetë në spital! Arratiset autori