Gjermania kritikon opozitën: Nxjerr
pretekste për të penguar reformën

Gjermania kritikon opozitën: Nxjerr<br />pretekste për të penguar reformën
Ernst Reichel, Drejtori për Evropën Juglindore në Ministrinë e Jashtme Gjermane ka thenë se reforma në drejtësi duhet votuar me çdo kusht, qoftë edhe me shumicë të thjeshtë. Ndërkohë që është shprehur me nota kritike mbi pengesat që po paraqet opozita për votimin e saj. Në një konferencë për shtyp Reichel argumentoi edhe nevojën e përfshirjes së ndërkombëtarëve në procesin e vetingut.

“Në skenën e komunitetit ndërkombëtar pas disa muajsh loje politike mbizotëron një frustacion. Sa herë që opozita bën kërkesë dhe kjo kërkesë plotësohet, atëherë na bie ndërmend një kërkesë tjetër dhe gjendet një pretekst për të refuzuar reformën. Me këtë përvojë që kemi na lind pyetja nëse opozita nuk e do reformën për arsye të ndryshme. Unë nuk i di arsyet e opozitës dhe nuk dua të spekuloj. Ju e njihni situatën dhe besoj si unë jeni konfuz me qëndrimin në vazhdimësi të opozitës”.

I pyetur nëse ne mungesë të konsensusit, mazhoranca mund të kërkojë votë individuale të deputetëve për të plotësuar 94 vota, Rachel nuk la asnjë mëdyshje, duke përligjur këtë mundësi të  shumicës: “Nëse nuk arrihet konsensusi, do ishim edhe për miratimin me shumicë të votave”.

Rachel e cilësoi situatën e drejtësisë si të rëndë dhe ka mbrojtur fort rolin e ndërkombëtarëve në proçesin e skanimit të gjyqtarëve. Lidhur me mundësinë e përfshirjes së tyre në proçesin e vettingut jo me Kushtetutë, por me ligj, Rachel dha këtë përgjigje:
“Nëse pjesmarrja e ndërkombëtarëve në proçesin e vettingut rregullohet me Kushtetutë, nuk mund të flasim më vonë për një pjesmarrje antikushtetuese”.

Reichel shtoi se dështimi i reformës në drejtësi do të ishte një shans i humbur për Shqipërinë, por edhe një hap prapa në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)