Gjermania mbështet fuqizimin e sistemit të shpërndarjes së energjisë, marrëveshje 32 mln €

Gjermania mbështet fuqizimin e sistemit të shpërndarjes së energjisë, marrëveshje 32 mln €

Siç njofton Ministria e Ekonomisw dhe Financave, drejtuesja e kwsaj minitrie,  Anila Denaj dhe Drejtori i Zyrës së KfW-së në Shqipëri, Z. Björn Thies nënshkruan ditwn e djeshme marrëveshjet për projektin ‘Programi i Investimeve për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike I’, në vlerën e 32 milionë euro.

Financimi për këtë projekt është dhënë nga ana e Qeverisë Gjermane përmes Bankës Gjermane për Zhvillim KfW. Projekti ka për qëllim investime në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike për të rritur qëndrueshmërinë e rrjetit dhe të ulë humbjet. Po ashtu, projekti do të mbështesë dixhitalizimin e e menaxhimit të rrjetit të OSHEE-së duke zgjeruar dhe përmirësuar qendrën e kontrollit të shpërndarjes me një sistem të fjalës së fundit IT për Sistemin e Kontrollit dhe Menaxhimit të të Dhënave (SCADA) etj. Furnizimi i qëndrueshëm me energji elektrike do të përmirësojë klimën e biznesit dhe kushtet e jetesës në Shqipëri.

Ky investim është pjesë e një pakete mbështetjeje të financuar nga Qeveria Gjermane përmes KfW-së që përfshin shërbime këshilluese menaxheriale për OSHEE-në si edhe përgatitjen e një plani për zhvillimin e rrjetit si edhe të një plani investimesh për sistemin e shpërndarjes.

Gjatë fjalës së saj, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Znj. Denaj theksoi se: “nga pikëpamja strategjike, programi do të ndikojë në përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike, reduktimin e humbjeve të energjisë elektrike në rrjetin e shpërndarjes, si dhe rritjen e cilësisë dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike për klientët.”

“Në emër të Qeverisë Gjermane, KfW ka dhënë mbështetje për sektorin e energjisë për shumë vite me radhë, duke punuar së bashku me OST dhe KESH. Zgjerimi i kësaj mbështetjeje tanimë edhe me OSHEE është një hap I rëndësishëm në bashkëpunimin tonë,” nënvizoi Drejtori i Zyrës së KfW-së në Tiranë, Z. Thies.

KfW është një ndër bankat për zhvillim lider në botë. Me eksperiencën e saj shumë-vjeçare KfW është e angazhuar që në emër të Republikës Federale Gjernane si edhe të Landeve Federale të përmirësojë kushtet ekonomike, sociale, ekologjike si edhe kushtet e jetesës në mbarë botën.

Në Shqipëri, KfW zbaton bashkëpunimin financiar dhe siguron grante dhe kredi të buta për investime kyçe në infrastrukturë dhe shërbime konsulence që lidhen me projekte të ndryshme. Bashkëpunimi Gjermano-Shqiptar filloi në vitin 1988, duke shënuar 30 vjet në 2018. Që nga ai vit Qeveria Gjermane ka angazhuar një shume totale prej mbi një milliardë euro.

Sektori i energjisë është një nga sektoret kyç të Bashkëpunimit Financiar Gjermani-Shqipëri, për të cilin Qeveria Gjermane ka angazhuar rreth 370 milionë euro, që nga viti 1998.

Disa nga projektet më të rëndësishme përfshijnë zbatimin e projekteve strategjike për sektorin e energjisë elektrike si linja e transmetimit 400 kV nga Tirana në Podgoricë, linja e transmetimit 400 KV Tiranë-Prishtinë, linja e transmetimit 400 kV Elbasan – Bitola (Maqedonia e Veriut), linjën unazore 110 kV në jug të Shqipërisë, duke përfshirë këtu edhe zgjerimin e prodhimit, transmetimit dhe shpërndarjes së energjise elektrike, masat për sigurinë e digave në kaskadën lumit Drin, si edhe masat e lidhura me rehabilitimin nga ana e efiçencës së energjisë të konvikteve të Qytetit Studenti të Universitetit të Tiranës. Në dhjetor 2018, filloi edhe programi për reformën e sektorit të energjisë elektrike, me një shumë prej 100 milionë euro, i cili ka për qëllim mbështetjen e proçesit të reformave që do të ndërmarrë Shqipëria në sektorin e energjisë në kuadër të angazhimeve të saj ndërkombëtare për të përmirësuar performancën e sektorit gjatë rrugës së tij drejtë Evropës.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?