Gjermania me më shumë raste të raportuara të dhunës në çift

Gjermania me më shumë raste të raportuara të dhunës në çift

Foto ilustruese

Edhe shtetasit nga Kosova figurojnë në statistikë, si nga ana e të prekurve ashtu edhe nga ana e dhunuesve.

Zyra Federale e Policisë Kriminale publikoi të martën (11.07.2023) shifrat e dhunës në familje të regjistruara nga policia për vitin 2022. Sipas saj policia gjermane ka regjistruar mbi 240 00 raste të dhunës në familje - 8,5 për qind më shumë se vitin e mëparshëm, 2021. Shumica, me afro 158 000, janë raste dhune e ushtruar nga partneri ose partnerja intime. Pra, mesatarisht nga 432 raste dhune në ditë ne çift, 80 për qind e të prekurve janë gra. Numri i dhunimeve në çift të regjistruara është rritur me 9,4 për qind, në krahasim me vitin e mëparshëm.

Shifrat duhet "të trondisin cilindo," tha Ministrja Federale e Brendshme Nancy Faeser (SPD) në paraqitjen e gjendjes aktuale në nje konference shtypi ne Berlin. Sipas statistikave zyrtare, 65,6 për qind e rasteve të dhunës ishin brenda çiftit, 34,4 për qind ishte dhunë ndaj pjesëtarëve të tjerë në familje, pra, fëmijë ose të afërm. Sipas BKA, dhuna në familje përfshin të gjitha format e dhunës fizike, seksuale ose psikologjike midis njerëzve që jetojnë së bashku në një marrëdhënie familjare ose partneriteti. Pra, këtu përfshihen edhe rastet e partneritetit ose ish-partneritetit, kur personat nuk ndajnë të njëjtën banesë.

Kosova sërish në statistika

Shumica e rasteve jane me shtetesi gjermane,  por afro 36 për qind, ndodhin në familje imigrantësh. Në statistika figuron edhe Kosova, si për nga numri i të prekurve ashtu edhe dhunuesve të dyshuar. Edhe rastet e regjistruara të dhunës në familje ndër shtetasit kosovarë me banim në Gjermani janë rritur, në krahasim me një vit më parë, si në anën e dhunuesve ashtu edhe në anën e të prekurve.

Kështu organe policore kanë regjistruar në vitin 2022 gjithsej 1156 kosovare dhe kosovarë të prekur nga dhuna në familje, ku duhet thënë se shumica dërrmuese janë gra. Kjo shifër është gati 16 për qind më e lartë se një vit më parë (997). Pak më i lartë është edhe numri i dhunuesve të dyshuar me prejardhje nga Kosova, i cili gjithashtu është rritur: në vitin 2022 ishin 1211 dhunues të dyshuar, afro 15 për qind më shumë në krahasim me vitin 2021. Shifrat e prezantuara janë ato zyrtare, por mendohet që shifrat e rasteve të paregjistruara të jenë edhe më të larta.

Ministrja Gjermane e Brendshme, Nancy Faeser, tha se rritja e dhunës së raportuar ka të bëjë me gatishmërinë e të prekurave për raportim: "Ka shumë tregues që flasin se gatishmëria për të raportuar është rritur," tha ajo.

Viktimat e dhunës në familje ndihmohen nga Ligji për Mbrojtjen kundër Dhunës. Ligji e detyron dhunuesin të dalë nga shtëpia e përbashkët. Përveç ndalimit të hyrjes në banesë, ka edhe masa të tjera mbrojtëse. Për shembull, ndalimin e kontaktit. Kushdo që shkel një urdhër të tillë rrezikon një gjobë ose deri në dy vjet burg. Vitin e kaluar, në vitin 2022 ligji u aplikua ndaj 4194 gjermanë dhe 2393 të huaj si të dyshuar ndaj të cilëve aplikohej ky ligj.

Pranga elektronike te kemba e nje te denuari.

Që ky ligj megjithatë jo gjithmonë sjell frytet e duhura, këtë e dëshmoi rasti i një familjeje afgane në Frankfurt në maj të këtij viti, kur burri arriti ta vriste gruan, megjithëse e kishte të ndaluar t’i afrohej asaj. Faeser tha se tani po shqyrtohet mundësia për t’u instaluar dhunuesve të ashtuquajturat pranga elektronike te kemba, për të ndjekur kësisoj lëvizjet e tyre dhe qe te parandalojne qe ata t'i afrohen te prekurave.

Për të prekurit, shumica gra dhe fëmijë në Gjermani ka edhe një rrjet të madh strehimoresh të përkohshme, që u sigurojnë grave të kërcënuara nga dhuna të banojnë aty për një farë kohe, derisa të gjejnë një shtëpi të re. Sipas statistikave të Frauenhauskoordinierung e.V. me seli në Berlin, këtë ofertë në vitin 2022 e përdorën178 gra dhe fëmijë nga Kosova.

“Dhuna në familje nuk fillon me sulme fizike. Përkundrazi, është një proces i ngadaltë që shpesh fillon me kritika, xhelozi, kërcënime, fyerje dhe kontroll”, shpjegoi Petra Söchting, drejtoreshë linjës telefonike (https://www.hilfetelefon.de/gewalt-gegen-frauen.html) që këshillon të prekurit nga dhuna. "Është e zakonshme që situata pastaj përshkallëzohet gjithnjë e më shumë, shkelen gjithnjë e më shumë vija të kuqe dhe në një moment fillojnë sulmet masive fizike", tha ajo. 

82 telefonata emergjente ne shqip

Telefoni i ndihmës emergjente për dhunën kundër grave këshillon edhe në mënyrë anonime gratë, por edhe të prekur të gjinive tjera nga dhuna familjare, për mundësitë ligjore dhe faktike për të dalë nga dhuna, për shembull jepen këshilla se si të sigurohen dëshmitë. Këshillimet bëhen edhe në gjuhën shqipe. Vitin e kaluar ka pasur 82 telefonata të zhvilluara me përkthyes në shqip, thuhet në raport. Numri më i madh i telefonatave me përkthim në vitin 2022 ishte në arabisht, 758.

Ministrja e familjes, Petra Paus, dëshiron që t’i rrisë edhe më shumë ofertat në ndihmë të grave. "Po përpiqem t’i mbyll boshllëqet në rrjetin e strehimoreve dhe qendrave të këshillimit të grave," tha politikania e partisë “Të Gjelbrit”. Pavarësisht nga situata e vështirë buxhetore, ajo tha se qeveria ka caktuar për këtë qëllim fonde shtesë për këtë vit dhe vitin e ardhshëm. Përveç kësaj, ministria e saj po përgatit aktualisht një ligj që parashikon një të drejtë ligjore për mbrojtje për çdo të prekur nga dhuna./DW

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari