Gjermania ndihmë në armatosjen e
Egjiptit, dorëzon nëndetësen e dytë

Gjermania ndihmë në armatosjen e<br />Egjiptit, dorëzon nëndetësen e dytë
Gjermania i ka dorëzuar marinës egjiptiane nëndetësen e dytë, nga katër që ka porostiru egjipti.

Dorëzimi i nëndetëses u shoqërua me një ceremoni ushtarake në portin verior të Kielit, ku Andreas Burmester, pjesëtar i bordit drejtues të prodhuesve “Thyssen Krupp Marine Systems”, foli rreth një projekti të fundit të cilin e cilësoi si një “kryevepër të inxhinierisë gjermane”.
 
Kryekomandanti i marinës së Egjiptit, nënadmirali, Ahmed Khaled, ka theksuar rëndësinë e marinës jo vetëm për sigurinë në Lindjen e Mesme, por edhe për paqen në botë.
 
Egjipti ka porostitur katër nëndetëse, ku e para është dorëzuar në dhjetorin e kaluar ndërsa dy të tjerat do të jenë gati deri në 2021.
 
Asnjë nga palët nuk ka bërë publik çmimin e kësaj marrëveshje, por  por gazeta lokale “Kieler Nachrichten” ka raportuar se katër nëndetëset mund të kenë kushtuar rreth 1,2 miliardë dollarë.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga