Ky organizim i cili bëhet që nga viti 1985, është koncerti më popullor 'rock' që zhvillohet në Gjermani, i cili u ndërpre për shkak të një kërcënimi jo të konfirmuar.
Njoftimi për ndërprerjen e koncertit u bë në rrjetin social Facebook nga vetë organizatorët.
Festivali nuk do të zhvillohet as ditën e shtunë, ndërkohë do të vazhdojë deri më 4 qershor.
Këto masa të rrepta sigurie në Gjermani vijnësi pasojë e kërcënimeve terroriste dhe sulmit terrorist në Manchester Arena, gjatë koncertit të këngëtares Ariana Grande.
Sulmi në Manchester i 10 ditëve më parë shkaktoi 22 viktima dhe djetëra të plagosur, mes tyre shumë fëmijë, dhe u mor përsipër nga i ashtëquajturi Shteti Islamik.
[gallery]22545[/gallery]
Redaksi Online
Er.K J.SH/Shqiptarja.com