Gjermania në gatishmëri, ISIS kërcënim për Euro 2024: Thirrja e fundit

Gjermania në gatishmëri, ISIS kërcënim për Euro 2024: Thirrja e fundit

Policia jashtë 'Allianz Arena'

ISIS-K kthehet për të trembur Evropën dhe botën e futbollit. Pas kërcënimeve kundër stadiumeve që pritën ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së Kampionëve (Stadiumi 'Emirates' në Londër, 'Parku i Princave' në Paris, 'Civitas Metropolitano' dhe 'Santiago Bernabeu' në Madrid), i vetëquajtur si Shteti Islamik po synon Euro 2024.

Zyrtarët gjermanë të sigurimit të shtetit besojnë se një degë rajonale e xhihadistëve do të synojë Kampionatin Evropian në Gjermani këtë verë. Alarmi u ndez pasi revista 'Voce del Khorasan', një botim në gjuhën angleze i nënshkruar nga dega e medias 'Al Azaim', publikoi një foto të një terroristi me një armë në dorë dhe i veshur me kamuflazh në bordin e një treni ose tramvaji gjerman.

 “Telefonata e fundit para daljes”, ky ishte titulli në posterin që ka ngritur në këmbë sigurinë në Gjermani. Në sediljen pranë militantit është një kuti me eksploziv, nën një tabelë që lexon "Mirë se erdhe në Evropë".

Një pamje tjetër tregon një dron që fluturon mbi stadiumin e sapo rinovuar 'Bernabeu' me mbishkrimin: "Nëse ju shtrëngojnë dhe ju shtypin në tokë, goditini nga qielli. Nëse armiqtë e fesë së Allahut e kanë bllokuar rrugën e Hegirës (eksodi i Muhamedit i vitit 622 pas Krishtit), ata nuk mund ta bllokojnë rrugën e luftës”, lexojmë në tekstin shoqërues.

Teksti vazhdon duke kërcënuar: “Vritini me automjetin tuaj kufarët (jobesimtarët ose të pafetë), goditini me thika, mbushni ushqimin e tyre me helm, fryni trurin me plumba dhe vini zjarrin shtëpive të tyre”, këto janë disa nga kërcënimet para Euro 2024 që do mbahet në Gjermani nga 14 qershori - 14 korrikun e këtij viti.

Zyrtarët e shtetit gjerman besojnë se grupi ISIS-K ka një rrjet të organizuar prej më shumë se 100 agjentësh në Evropën Perëndimore, duke përfshirë 50 vetëm në Gjermani. Një zyrtar i tha Bild: "Kjo pjesë e propagandës tregon se ISIS-K absolutisht dëshiron të kryejë sulme të bujshme, pavarësisht se si dhe nga kush. Për këtë qëllim, të gjithë sulmuesit e mundshëm, përfshirë të ashtuquajturit ujqër të vetmuar, tani thirren për të kryer sulme”.

Posteri kërcënues

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë