Gjermania rrezikohet ndjeshëm të goditet nga sulmet terroriste të ISIS. Alarmin e jep shefi i Shërbimit të Inteligjencës gjermane, Hans –Georg Maassen, i cili theksoi se ISIS mund të godasë edhe qytetet e Gjermanisë.  

Nuk mund t’i hedhim poshtë mundësitë se sulmet si ato në Stamboll do të ndodhin edhe në vendin tonë”, tha Maassen për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung

Tre sulmues vetëvrasës me bomba të Shtetit Islamik vranë 44 njerëz në aeroportin kryesor të Stambollin të martën, në sulmin më vdekjeprurës në një seri sulmesh në Turqi këtë vit. Përgjegjësinë për sulmet në aeroportin "Ataturk" e mori përsipër ISIS (Shteti Islamik). 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com